Portugalia dhe Maroku zhvillojnë përballen në kuadër të xhiros së dytë në Grupin A të Kampionatit Botëror.
Dueli që zhvillohet në Luzhniki Arena në Moskë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja skuadrat.
Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet startuese të ekipeve respektive.
Kjo përplasje do të jetë vetëm e dyta në mes të këtyre ekipeve dhe i pari që nga viti 1986, kur Maroku mundi Portugalinë 3-1 në fazën e grupeve të botërorit të mbajtur në Meksikë.
Portugalia në ndeshjen e parë barazoi ndaj Spanjës gjersa Maroku befasisht pësoi humbje kundër Iranit.
Portugalia: Rui Patricio, Pepe, Raphael, Fonte, Ronaldo, J. Moutinho, J. Mario, Bernardo Silva, William, Guedes dhe Cedric
Maroku: El Kajoui, Hakimi, Da Costa, Benatia, Ziyach, El Ahmadi, Belhanda, Boutaib, Boussoufa, N. Amrabat dhe Dirar. /Telegrafi/