Telegrafi

Formacionet zyrtare: Portugalia kërkon pikë të plota ndaj Luksemburgut

Portugalia është mysafire e Luksemburgut në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Boëtror, ‘Katar 2022’.

Portugezët do të përpiqen të arkëtojnë pikë të plota pas fitores që iu ‘vodh’ në takimin kundër Serbisë kur nuk u pranua goli i Cristiano Ronaldos.

Trajnerët Luc Holtz dhe Fernando Santos i kanë gati skuadrat me të cilat do ta fillojnë takimin.

Formacioni startues i Luksemburgut:Moris; Gerson, Michael Pinto, Chanot, Jans; Martins; Rodrigues, Barreiro, O.Thill, V.Thill; Sinani.

Formacioni startues i Portugalisë: Lopes; Cancelo, Fonte, Ruben Dias, Nuno Mendes; Bernardo Silva, Renato Sanches, Neves; Diogo Jota, Cristiano Ronaldo, Joao Felix.

(Foto: uefa.com)

/Telegrafi/