Portugalia e është mysafire e Republikës së Irlandës në Aviva Stadium për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror në kuadër të Grupit A.
Në garën për një vend në ‘Katar 2022’, portugezët ndodhen në vend të dytë me 16 pikë, me një pikë më pak se skuadra e parë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ashtu që synojnë kreun.
Republika e Irlandës ka arkëtuat vetëm pesë pikë dhe është jashtë garës për kualifikim.
Përzgjedhësit Stephen Kenny dhe Fernando Santos i kanë përgatitur skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.
Formacioni startues i Republikës së Irlandës: Bazunu; Coleman, Duffy, Egan; Doherty, Hendrick, Cullen, McGrath, Robinson; Ogbene; Robinson.
Formacioni startues i Portugalisë: Rui Patricio; Semedo, Pepe, Danilo, Dalot; Matheus Nunes, Palhinha, Bruno Fernandes; André Silva, Cristiano Ronaldo, Guedes.
/Telegrafi/