Portugalia dhe Zvicra zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në kuadër të League A.
Dy përfaqësueset do të ndeshen në Estadio do Dragao në Porto, duke qenë se Portugalia është nikoqire e evenimentit, në një përballje në kërkim të finales.
Përzgjedhësit Fernando Santos dhe Vladimir Petkovic i kanë përgatitur formacionet më të mira me lojtarët që i kanë në dispozicion.
Formacioni zyrtar i Portugalisë: Rui Patricio; Semedo, Pepe, Rúben Dias, Guerreiro; William Carvalho, Bruno Fernandes, Neves, Bernardo Silva; Joao Felix, Cristiano.
Formacioni zyrtar i Zvicrës: Sommer, Mbabu, Akanji, Schar, Ricardo Rodriguez, Freuler, Xhaka, Zakaria, Zuber, Shaqiri, Seferovic.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të enjten ndërmjet Holandës dhe Anglisë. /Telegrafi/