Në Estadio do Dragao zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e barazhit për kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë.
Trajnerët Fernando Santos dhe Stefan Kuntz i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Portugalisë: Diogo Costa; Dalot, Fonte, Danilo Pereira, Guerreiro; Bernardo Silva, Moutinho, Bruno Fernandes; Otávio, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota.
Formacioni startues i Turqisë: Çakir; Kabak, Soyuncu, Demiral, Kutlu; Çelik, Kokçu, Çalhanoglu, Akturoglu; Cengiz Under; Yilmaz.
Përfaqësuesja që do të fitojë këtë përballje në finalen kualifikuese do të ndeshet me fituesin e duelit ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/