Portugalia është nikoqir i Zvicrës në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Helvetikët që përfaqësohen nga shumë shqiptarë janë në krye të Grupit B me 27 pikë, tri më shumë se iberikët e Cristiano Ronaldos.
Zvicrës i mjafton një barazim për ta siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror, ndërsa Portugalia duhet domosdo të fitojë dhe falë goldiferencës do të pozicionohej në krye të grupit.
Në formacionet e Fernando Santos dhe Vladimir Petkovic janë përfshirë lojtarët të cilëve ata u besojnë më së shumti për këtë sfidë.
Formacioni startues i Portugalisë: Rui Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Eliseu; Bernardo Silva, William, Moutinho, Joao Mario; Ronaldo, Andre Silva.
Formacioni startues i Zvicrës: Sommer; Lichtsteiner, Djourou, Schar, Rodriguez; Xhaka, Xhemaili, Freuler; Shaqiri, Seferovic Mehmedi.
Ndeshjet tjera të Grupit B nuk kanë ndonjë rëndësi sa i përket kualifikimit. /Telegrafi/