Portugalia do ta fillojë misionin si kampion në fuqi i Evropës, për tu kualifikuar në eventin e radhës që mbahet në disa shtet të kontinentit të vjetër.
Përballet tyre do të jetë Ukraina e Andrei Shevchenkos, që kërkon befasi në këtë grup.
Për Portualinë kthehet të luajë Cristiano Ronaldo, që kishte pushuar mbi tetë muaj.
Portugezët me shumë talente pritet të jenë favorit kryesor i këtij grupi, ku janë edhe Serbia, Lituania dhe Luksemburgu.
Në anën tjetër Ukraina është e përbërë nga përzierje gjeneratash dhe kërkojnë që në start të befasojnë.
Portugalia: Patricio, Cancelo, Pepe, Dias, Guerriro, Carvalho, Moutinho, Neves, Bernardo Silva, Andre Silva, Ronaldo.
Ukraina: Pyatov, Mykolenko, Matvienko, Krystov, Karavaev, Stepanenko, Konoplyanka, Zinchenko, Malinovsky, Marols, Yaremchuk.
#Portugal Starting XI pic.twitter.com/j5bOPgOlhl
— Portista 🇵🇹 (@FCPortoGlobal) March 22, 2019