Telegrafi

Formacionet zyrtare: Portugali – Meksikë, befasi te portugezët

Portugalia dhe Meksika kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare, ku mungesa e madhe është ajo e Cristiano Ronaldos. 

Sot (e diel) nga ora 14:00 zhvillohet ndeshja Portugali – Meksikë.

Ky takim është i vlefshëm për vendin e tretë të Kupës së Konfederatave “Rusia 2017”.

Portugalia është mposhtur nga Kili me penallti, ndërsa Meksika nga Gjermania më rezultat të thellë, por të dy kombëtaret duan që të fitojnë medaljen e bronztë.

Te formacioni i Portugalisë vërehet mungesa e yllit kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Portugali: Rui Patricio; Semedo, Pepe, Neto, Eliseu; Pizzi, Moutinho, Danilo, G. Martins; Nani, Andre Silva.

Meksikë: Ochoa; Luis Reyes, Márquez, Moreno; Araujo, Guardado, Herrera, Layun; Vela, Hernandez, Peralta.