Telegrafi

Formacionet zyrtare: Përballje e vështirë për Barcelonën në arkëtimin e tre pikëve ndaj Sevillës

Sevilla do të jetë nikoqir i Barcelonës për përballjen që zhvillohet në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 16:15 në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Për këtë sfidë, Sevilla do të jetë pa Lucas Ocampos dhe Acuna, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Barcelona nuk mund të llogaris në Philippe Coutinhon, Ansu Fatin, Miralem Pjanicin dhe Sergi Roberton që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Sevillës: Bono – J. Navas, Koundé, Diego Carlos, Escudero – Fernando, Jordán, Rakitic – Munir, Papu Gómez, De Jong.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Mingueza, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Busquets, De Jong, Pedri; Messi, Dembelé. /Telegrafi/