Chelsea është mysafir i Norëich Cityt në Carrow Road në ndeshjen e xhiros së 29-të të Ligës Premier.
Blutë janë në vend të tretë në renditjen tabelare me 53 pikë, 16 më pak se lideri Manchester City, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Norwichi është skuadra e fundit në tabelën e kampionatit anglez me vetëm 17 pikë të grumbulluara, megjithatë është pesë pikë larg pozitës së mbijetesës.
Trajnerët Dean Smith dhe Thomas Tuchel i kanë zgjedhur formacionet që do të zbresin në fushë nga fillimi.
Formacioni startues i Norwich City:. Krul; Aarons, Hanley, Kabak, Zimmermann, Williams; Lees-Melou, Normann, McLean; Sargent, Pukki
Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Chalobah, Christensen, Thiago Silva; Azpilicueta, Kovacic, Jorginho, Saúl; Mount, Havertz; Werner.
/Telegrafi/