Telegrafi

Formacionet zyrtare: Newcastle – Arsenal

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 16: Jack Wilshere of Arsenal escapes the challenge of Isaac Hayden of Newcastle United during the Premier League match between Arsenal and Newcastle United at Emirates Stadium on December 16, 2017 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Arsenali ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Evropës në mesjavë pasi eliminoi CSKA Moskën me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Tani Topçinjtë i pret një ndeshje tjetër në udhëtim por kësaj radhe në Ligën Premier.

Newcastle United do të jetë nikoqir i Arsenalit në javën e 34-të të elitës së futbollit anglez.

Arsenal tani thuajse ka humbur gjitha shpresat për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve përmes kampionatit, por synon ta ruaj pozitën e gjashtë në tabelë.

Ndërkohë Newcastle United ende nuk ka siguruar qëndrimin në elitë dhe po kërkon pikë për t’iu shmangur rënies.

Formacionet zyrtare:

Newcastle United: Dubravka, Yedlin, Lascelles, Lejeune, Dummett, Kenedy, Shelvey, Diame, Ritchie, Perez, Gayle.

Arsenal: Cech, Chambers, Mustafi, Holding, Monreal, Elneny, Xhaka, Willock, Iwobi, Aubameyang, Lacazette. /Telegrafi/