Napoli dhe Manchester City zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të Grupit F, të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i zhvilluar në Etihad Stadium përfundoi me fitoren e skuadrës angleze (2-1), ndërsa dueli i dytë zhvillohet në San Paolo.
🔊 i convocati di #Sarri per #SSCNCity ➡️ https://t.co/iivNtHm8ZL 🇮🇹 #UCL 🇬🇧 #ForzaNapoliSempre 💪 pic.twitter.com/uPS5mHOxRY
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 31, 2017
City i ka fitore të tria ndeshjet e para, kurse Napoli ka regjistruar vetëm një fitore dhe numëron tri pikë.
Ekipi i Maurizio Sarrit do të përpiqet të marrë maksimumin e pikëve nga përballja me skuadrën e Pep Guardiolas.
Which would you have chosen? 🤔 #mancityhttps://t.co/dewPaMktVC
— Manchester City (@ManCity) November 1, 2017
Formacioni bazë i Napolit: Reina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Ghoulam; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.
Formacioni bazë i Manchester Cityt: Ederson; Danilo, Stones, Otamendi, Delph; Fernandinho, De Bruyne, Gundogan; Sane, Sterling; Aguero.
Përballja tjetër e Grupit F zhvillohet ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Feyenoordit.
Skuadra ukrainase ka gjashtë pikë nga dy fitore në tri xhirot e para, kurse ekipi holandez i ka të tria humbje. /Telegrafi/