Telegrafi

Formacionet zyrtare: Napoli dhe Milani zhvillojnë ndeshjen kryesore të xhiros së tetë

Kryendeshja e xhiros së tetë në Serie A zhvillohet në San Paolo, ndërmjet Napolit dhe Milanit.

Partenopei mbajnë vendin e pestë në tabelë me 14 pikë, derisa Rossonerët kanë tri pikë më shumë se kundërshtari i tyre.

Në krye të skuadrave janë dy ish-lojtarë të Milanit, Gennaro Gattuso dhe Daniele Bonera, ky i fundit e zëvendëson Stefano Piolin, i cili është infektuar me coronavirus.

Formacioni startues i Napolit:Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Bakayoko; Politano, Lozano, L Insigne; Mertens.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

/Telegrafi/