Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milani synon fitore te Parma

Parma dhe Milani kanë publikuar tashëm formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët janë mysafir të Parmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A, takim që fillon nga ora 15:00.

Ekipi i Stefano Piolit nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit dhe synon tri pikët nga ky udhëtim.

Në anën tjetër, Parma ka formë pozitive në ndeshjet e fundit dhe pret ta vazhdojë këtë edhe ndaj Milanit.

Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Parma: Sepe; Darmian, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Brugman, Hernani, Barilla; Kulusevski, Kucka, Gervinho

Milan: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Suso, Piatek, Bonaventura

/Telegrafi/