Milani do të përballet me Monzan në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “San Siro”.
Për këtë ndeshje, Rossonerët do të jenë pa Davide Calabrian, Alessandro Florenzin, Zlatan Ibrahimovicn, Mike Maignan dhe Alexis Saelemaekers, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Monza nuk do të mund të llogarisë vetëm në Nicolo Rovella, që ka karton të kuq.
Formacionet zyrtare:
Milan: Tatarusanu; Dest, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Pobega, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Rebic; Origi.
#MilanMonza: team news 📰
Origi makes his first start for the Club 😍#SempreMilan
Brought to you by @Sorare pic.twitter.com/q3crSCHRON— AC Milan (@acmilan) October 22, 2022
Monza: Di Gregorio; Antov, Pablo Marì, Caldirola; Ciurria, Barberis, Sensi, Carlos Augusto; Pessina, Caprari; Mota Carvalho. /Telegrafi/