Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milani kërkon tri pikët ndaj Empolit

Milani është mysafir i Empolit në ndeshjen e xhiros së gjashtë në kampionatin italian.

Rossonerët nuk e kanë nisur aq mirë sezonin e ri në Serie A, në të cilin nga katër ndeshje të zhvilluara kanë arritur vetëm një fitore.

Të zgjedhurit e Gennaro Gattusos kanë luajtur baras në dy takime dhe një e kanë humbur, ashtu që numërojnë pesë pikë në vendin e 16-të në tabelë.

Nga ana tjetër, Empoli ka vetëm një pikë më pak se Milani dhe ndodhet një vend më poshtë, me një fitore, një barazim dhe tri humbje.

Trajneri i ekipit vendas, Aurelio Andreazzoli, do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Formacioni startues i Empolit: Terracciano; Di Lorenzo, Silvestre, Maietta, Veseli; Krunic, Capezzi, Bennacer; Traore; La Gumina, Caputo.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Borini, Calhanoglu.

/Telegrafi/