Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milani me disa mungesa ndaj Cagliarit

Cagkliari është nikoqir i Milanit për takimin që luhet në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin Sardegna Arena.

Për këtë sfidë, Cagliari do të jetë pa Andrea Carboni që është i infektuar me coronavirus, Nahitan Nandez me karton të kuq dhe Marko Rog e Paolo Farago janë të lënduar.

Në anën tjetër, Rossonerët nuk mund të llogarisin në Hakan Calhanoglun, Theo Hernandez, Rade Krunic e Ante Rebic që janë të infektuar me coronavirus, derisa Ismaila Bennacer, Mattia Gabbia janë të lënduar, me Rafael Leaon që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni bazë i Cagliarit: Cragno; Zappa, Godín, Ceppitelli, Lykogiannis; Pereiro, Marin, Duncan; Nainggolan, João Pedro; Simeone.

Formacioni bazë i Milanit: G. Donnarumma; Calabria, Kjær, Romagnoli, Dalot; Tonali, Kessié; Castillejo, Brahim Díaz, Hauge; Ibrahimović. /Telegrafi/

Exit mobile version