Në San Siro, Milani është nikoqir i Udineses në xhiron e 30-të në kampionatin italian të futbollit.
Trajnerët Gennaro Gattuso dhe Igor Tudor i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë ndeshje.
Rossonerët e kanë vënë në rrezik pozitën e katërt në tabelë, pas humbjeve nga Interi dhe Sampdoria, ashtu që duhet ta fitojnë me çdo kusht këtë takim.
Udine është tri pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga, prandaj do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv nga kjo sfidë.
Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Bakayoko, Biglia, Calhanoglu; Paqueta; Piatek, Cutrone.
Cutrone and Piątek to start up front 🔴⚫️
Il Mister schiera Paquetá dietro alle due punte 🔴⚫️#MilanUdinese #ForzaMilan pic.twitter.com/UuXdeff7hX— AC Milan (@acmilan) April 2, 2019
Formacioni startues i Udineses: Musso; Ter-Avest, Opoku, De Maio, Zeegelaar; Fofana, Behrami, Samir; Pussetto, Lasagna, De Paul.
/Telegrafi/