Telegrafi

Formacionet zyrtare, Milan-SPAL: Pioli me disa befasi, Berisha nga minuta e parë

Të enjten zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 10-të në Serie A, mes Milanit dhe SPAL-it.

Në “Siro Siro”, Milani vjen pas një barazimi dhe një humbje me Stefano Piolin në krye. Sot përball tyre janë ekipi i parafundit në renditje dhe kërkohet vetëm fitore.

Tekniku Pioli ka hedhur Benaserin si titullar në mesfushë, ndërkohë Duarte në rolin e mbrojtësit të djathtë.

Ashtu siç pritej, Suso në stol, dhe Kastijeho në vendin e tij. Në anën tjetër, titullar për Spalin është Etrit Berisha.

Leo Duarte luan si i djathtë, në vend të Andrea Conti e Davide Calabria. Bennacer luan në vend të Lucas Biglias, ndërsa nga minuta e parë në fushë janë Lucas Paqueta dhe Franck Kessie.

Etrit Berisha luan nga minuta e parë te SPAL.


Milan: Donnarumma, Duarte, Musacchio, Romagnoli, Hernandez, Paqueta, Bennacer, Kessie, Castillejo, Piatek, Calhanoglu

SPAL: Berisha; Tomovic, Vicari, Cionek; Espeto, Missiroli, Murgia, Kurtic, Reca; Petagna, Floccari.


/Telegrafi/