Telegrafi

Formacionet zyrtare, Milan – Salernitana: Kuqezinjtë kërkojnë kreun e renditjes me fitore

 Milani do të jetë nikoqirë i Salernitanas në kuadër të javës së 16-të në Serie A.

Kuqezinjtë janë në vendin e dytë në renditje me 35 pikë, ndërsa Salernitana mban vendin e fundit me 8 pikë.

Milani vjen pas fitores me Genoan si mysafir me rezultat 3-0, ndërsa Salernitana u mposht nga Juve me rezultat 2-0.

Trajnerët Stefano Pioli dhe Stefano Colantuono kanë publikuar formacionet startuese me të cilat do të luajnë sot.

Federik Veseli luan nga minuta e parë te mysafirët.


Milan: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernández; Bakayoko, Kessié; Saelemaekers, Brahim Díaz, Leão; Pellegri.

Salernitana: Belec; Veseli, Schiavone, Gyomber, Di Tacchio; L.Coulibaly, Ranieri, Zortea; Ribéry; Simy, Bogdan


/Telegrafi/