Milan do të jetë nikoqir në xhiron e 25-të të ligës elitare italiane.
Kuqezinjtë para shikuesve të vetë në stadiumin San Siro do të takohen me skuadrën e Empolit.
Rosonerrët në ndeshjen e parë kundër empolianëve kanë barazuar 1:1, por janë të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit të Serie A.
Me 0.92 gola të pranuara mesatarisht për lojë, ata mbeten një nga vetëm pesë ekipet që kanë pranuar më pak se një gol këtë kampionat.
Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre ekipeve, Milani ka dy fitore, një Empoli dhe në dy ballafaqime janë ndarë të barabartë.
Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare dhe nuk ka shumë ndryshime.
Milan: Donnarumma; Conti, Romagnoli, Musacchio, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Piatek dhe Calhanoglu.
Empoli: Dragowski; Veseli, Silvestre, Dell’Orco; Di Lorenzo, Acquah, Bennacer, Krunic, Pasqual; Farias dhe Caputo. /Telegrafi/