Telegrafi

Formacionet zyrtare, Milan – Empoli: Pioli me shumë ndryshime

Milani do të kërkojë fitoren e radhës ku e pret në shtëpi Empolin, në kuadër të javës së 29-të në Serie A. 

Kuqezinjtë vijnë nga një fitore e madhe ndaj Napolit si mysafir me rezultat 4-0 dhe duan të vazhdojnë me këtë seri.

Rafael Leao, Brahim Diaz dhe Olivier Giroud janë pushuar përpara çerekfinales së Ligës së Kampionëve me Napolin.

Alexis Saelemaekers, Ante Rebic dhe Divock Origi do të luajë në fazën e sulmit.

Empoli që mundi Lecce javën e kaluar luan në sulm me emra si Francesco Caputo dhe Roberto Piccoli.


Milan: Maignan; Kalabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Pobega, Rebic; Origi.

Empoli: Perisan; Ebuehi, De Ëinter, Luperto, Parisi; Fazzini, Marin, Bandinelli; Baldanzi; Caputo, Piccoli.


/Telegrafi/