Telegrafi

Formacionet zyrtare: Marseille dhe PSG zhvillojnë klasiken franceze

Stade Orange Velodrome është arena e derbit klasik francez ndërmjet Olympique Marseille dhe Paris Saint-Germaini.

Kampioni në fuqi i Ligue 1 ndodhet në pozitën e tretë në tabelë dhe planifikon ta ngushtojë diferencën me skuadrat që ndodhen përpara.

Marseille është në vend të nëntë, megjithatë ‘Le Classique’ gjithmonë prodhon spektakël futbolli pavarësisht pozicionimit të dy rivalëve.

Trajnerët Nasser Larguet dhe Mauricio Pochettino i kanë përgatitur taktikat dhe formacionet e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Marseille: Mandanda; Sakai, Alvaro, Caleta-Car, Nagatomo; Kamara, Rongier, Gueye; Thauvin, Payet, Germain.

Formacioni startues i Paris Saint-Germain: Rico, Kurzawa, Kimpembe, Marquinhos, Florenzi, Gueye, Verratti, Paredes, Mbappe, Di Maria, Icardi.

/Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore