Telegrafi

Formacionet zyrtare: Manchester City – Norwich

Manchester City do të jetë nikoqir i Norwich Cityt për takimin e fundit të këtij sezoni në Ligën Premier, që është java e 38-të.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 17:00 në Etihad Stadium.

Për këtë sfidë, Citizens do të jenë pa Sergio Agueron dhe Claudio Bravon që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Norwichi nuk mund të llogarisë në Bluendia (karton i kuq), Byram, Josip Drmic (karton i kuq), Hanley, Klose, Leitner dhe Tetter, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Garcia, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, D Silva (C), Foden, Jesus, Sterling.

Formacioni startues i Norwichit: Krul, Aarons, Zimmermann, Godfrey, Lewis, McLean, Cantwell, Rupp, Stiepermann, Hernández, Pukki. /Telegrafi/