Telegrafi

Formacionet zyrtare: Manchester City me disa mungesa ndaj West Hamit

Manchester City dhe West Ham Unitedi i kanë publikuar formacionet për përballjen në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 20:30 do të zhvillohet në ‘Etihad Stadium’, derisa Citizens i pret një përballje aspak e lehtë.

Për këtë ndeshje, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë në lojtarët si Leroy Sane dhe Raheem Sterling që janë të lënduar, derisa Oleksandr Zinchenko është i suspenduar me karton të kuq.

Në anën tjetër, ‘Çekanët’ do të jenë pa Jack Wilshere se Andriy Yarmolenko, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Otamendi, Laporte, Mendy, Rodrigo, De Bruyne, D Silva (C), Bernardo, G Jesus, Aguero.

Formacioni startues i West Hamit: Fabianski, Fredericks, Diop, Ogbonna, Cresswell, Masuaku, Rice, Noble, Soucek, Snodgrass, Antonio. /Telegrafi/