Telegrafi

Formacionet zyrtare, Manchester City – Aston Villa: Qytetarët duan fitoren e gjashtë me radhë

Manchester City do ta pres Aston Villa në ndeshjen mbetur të javës së parë të Ligës Premier, që nuk ishte zhvilluar me kohë.

Qytetarët janë në vendin e tretë në renditje me 35 pikë, por ka një ndeshje më pak se Manchester United që ka 37 pikë dhe dy ndeshje më pak se lideri Leicester që ka 38 pikë.

Skuadra e Pep Guardiolas është në formë të mirë, pasi ka marr pesë fitore radhazi në Ligën Premier.

 

Në anën tjetër edhe Aston Villa po zhvillojnë një sezon të mirë, pasi kanë marr 26 pikë deri tani në 15 ndeshje.

Guardiola do të luajë me Bernardo Silva , Foden e Sterling në sulm.

Aston Villa do të paraqitet në sulm me dyshen Barkley e Grealish.


Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Stones, Cancelo, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne (C), Bernardo, Foden, Sterling.

 

Aston Villa:  Martinez, Cash, Konsa, Mings, Targett, Luiz, McGinn, Traore, Barkley, Grealish, Watkins. 

 


/Telegrafi/