Telegrafi

Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Manchester United dhe Arsenali do të përballen në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Gunners për duelin që luhet në ora 17:30 në “Old Trafford”.

Manchester United duhet të fitojë me patjetër, për t’i mbajtur gjallë shpresat për në Ligën e Evropës ose atë të Konferencës.

Në anën tjetër, Arsenali është në garë për titull me Manchester Cityn dhe një fitore sot do t’u jepte një mundësi të madhe.

Formacionet zyrtare:

Man United: Onana; Dalot, Casemiro, Evans, Wan-Bissaka; McTominay, Amrabat, Mainoo; Garnacho, Diallo; Hojlund.

Arsenal: David Raya; White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu; Odegaard, Partey, Rice; Saka, Havertz, Trossard. /Telegrafi/