Telegrafi

Formacionet zyrtare, Mallorca – Barcelona: Muriqi nga minuta e parë

Mallorca pret Barcelonën në stadiumin “Visit Mallorca” në kuadër të javës së shtatë në La Liga.

Ishullorët e kanë nisur më mirë se sa herët e kaluara kampionatin, duke marr tetë pikë për pozitën e dhjetë.

Në anën tjetër Barcelona po shkëlqen këtë vit, ku ka 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe mban pozitën e dytë.

Standings provided by SofaScore

Në sezonin e shkuar dy skuadrat u përballën dy herë, ku katalanasit shënuan dy fitore dhe edhe sot janë favorit.

Te Mallorca nga minuta e parë luan Vedat Muriqi që është kthyer në pikë referimi në sulmin e skuadrës së tij.


Mallorca: Rajkovic, Maffeo, Raillo, Valjent, Copete, Costa, Baba, De Galarreta, Sanchez, Leekangin, Muriqi.

Barcelona: Ter Stegen; Balde, Christensen, Piqué, Jordi Alba; Busquets, Kessié, Gavi; Dembélé, Ansu Fati, Lewandowski. /Telegrafi/


/Telegrafi/