Telegrafi

Formacionet zyrtare: Malisheva shpreson të rikthehet te fitorja si nikoqir i Llapit

Malisheva është nikoqir i Llapit për përballjen që luhet në kuadër të javës së 13-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00,do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Malisheva është aktualisht në vendin e tetë me 12 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit nuk di për fitore.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Llapi që është në të gjashtin me tre pikë më shumë, ka katër fitore dhe një humbje në pesë përballjet e fundit.

Formacionet zyrtare

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Hoti, Dumani, Stullçaku, Bruqi, Olivier, Pira, H. Hyseni, Vitija, Pefqeli.

Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Jashari, Veliu, Ramadani, Selmani, Shillova, Shabani, Pepishi, Davalos. /Telegrafi/