Malisheva e pret Ferizajn në kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligë në stadiumin “Liman Gegaj”.
Malisheva ka dy humbje nga dy ndeshjet e para, ndërsa Ferizaj ka një barazim dhe një humbje.
‘Tornadot’ do ta nisin ndeshjen me katër lojtarë në fazën e sulmit, ku paraqiten Bahtiri, Tolaj, Hajdari dhe Shillova.
Në anën tjetër Arbnor Morina i ka besuar treshes Haxhimusa, Fazliu dhe Ramadani.
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Avdulli, Bruqi, Gavazaj, Bahtiri, Tolaj, Hajdari, Shillova.
Ferizaj: Rexhepi, Qerkini, Halili, Hasanaj, Thaqi, Berisha, Shabani, Haxhimusa, Fazliu, Ramadani.
/Telegrafi/