Telegrafi

Formacionet zyrtare: Malisheva dhe Ulpiana kërkojnë pikët e plota

Malisheva është nikoqir i Ulpianës në takimin që luhet në kuadër të javës së 11-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin ‘Liman Gegaj’, me dy skuadrat që kërkojnë tre pikë.

Në pesë takimet e fundit, Malisheva nuk di për fitore, derisa ka marrë vetëm dy pikë, gjersa gjendet në vendin e gjashtë me 12 sosh.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Ulpiana në pesë ndeshjet e fundit ka marrë tre pikë, është në vendin e fundit me shtatë sosh

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Kacoli, Kryeziu, Salihu, Dumani, Mustafa, Vitija, Pefqeli, Sobowale, H.Hyseni, Stullqaku.

Ulpiana: Ajeti, Musliu, Shkalla, Makolli, Emini, Shala, Mustafa, Rrezi, Junior, Selimi, Santos. /Telegrafi/