Liverpooli dhe Brightoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.
Reds janë nikoqir të Brightonit në takimin i cili është paraparë të zhvillohet në stadiumin Anfield me fillim nga ora 21:15.
Ekipi i Jurgen Klopp vjen nga një seri prej dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën për të qëndruar sa më afër kreut të renditjes.
This place 😍#LIVBHA pic.twitter.com/T5jw0KSs4s
— Liverpool FC (@LFC) February 3, 2021
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë në formë pozitive në ndeshjet e fundit dhe duan të dalim së paku me një pikë nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë ndryshime në formacionet, ndërsa te Reds nga minuta e parë luan Xherdan Shaqiri.
Liverpool: Kelleher, Alexander-Arnold, Philipps, Henderson, Robertson; Wijnaldum, Milner, Alcantara; Shaqiri, Salah, Firmino;
Brighton: Sanchez; White, Dunk, Webster; March, Gross, Bissouma, Burn, Alzate; Trossard; Maupay.
/Telegrafi/