Telegrafi

Formacionet zyrtare, Liverpool – Watford: The Reds duan fitoren për vazhdimësi

Liverpooli do të pres në shtëpi Watfordin në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

The Reds duan të vazhdojnë të jenë në hap me kreun, pasi aktualisht kanë 69 pikë, një më pak se Manchester City.

Në anën tjetër Warford mban vendin e 18-të dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita.

Jurgen Klopp për këtë ndeshje ka zgjedhur të luajë me emra si Mo Salah, Diogo Jota dhe Firmino.

Në anën tjetër do të luajnë Joao Pedro dhe Jurai Kucka.


Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Jones, Thiago, Salah, Jota, Firmino.

Watford: Foster, Femenía, Kamara, Samir, Kabasele, Louza, Kucka, Sissoko(c), Cucho Hernández, Sarr, João Pedro


/Telegrafi/