Telegrafi

Formacionet zyrtare, Liverpool – Tottenham: The Reds për titull, Spurs për Ligën e Kampionëve

Liverpooli do të pres Tottenhamin në kuadër të javës së 35-të të Ligës Premier.

The Reds besojnë ende në titullin e kampionit, pasi kanë vetëm një pikë më pak se Manchester City që është lider.

Në anën tjetër Tottenham është i pesti me 61 pikë dhe kërkon një vend në top katër.

Jurgen Klopp dhe Antonio Conte kanë publikuar formacionet startuese për këtë përballje.

Ndeshja fillon në ora 20:45 dhe pritet të jetë e zjarrtë.


Liverpool: Alisson, Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Diaz, Mane, Salah.

Tottenham: Lloris, Royal, Romero, Dier, Davies, Sessegnon, Bentancur, Hojbjerg, Kulusevski, Son, Kane.


/Telegrafi/