Nënkampioni i Evropës, Livepoooli, do të përballet me një tjetër pretendent, PSG-në në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Dy skuadra shumë të forta pritet që të na dhurojnë një përballje të bukur, pasi në gjirin e tyre kanë emra të mëdhenj të futbollit.
Jurgen Klopp ka zgjedhur më të mirët për këtë ndeshje, ndërsa është kthyer të luajë nga minuta e parë anglezi Sturridge që zëvendëson Firmnon.
Mesfusha përbëhet nga Milner, Henderson dhe Winjaldum.
Në sulm ka ndryshime pasi luajnë Sturrisge, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.
Në anën tjetër edhe Thomas Tuchel e ka në dispozicion nga minuta e parë treshen e famshme, Neymar, Edinoson Cavani dhe Kylian Mbappe.
Në portë për PSG-në do të jetë Alphonse Areola, pasi Gianluigi Buffon mungon shkaku i dënimit.
Ndeshaj fillon nga ora 21:00, orar i ri ky i vendosur nga UEFA për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Milner, Henderson, Wijnaldum; Salah, Sturridge, Sadio Mané
PSG: Aréola; Meunier, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Marquinhos, Rabiot, Di María; Mbappé, Cavani, Neymar.