Telegrafi

Formacionet zyrtare: Liverpool – Manchester United

Liverpool dhe Manchester United do të takohen në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Premier.

Tashmë te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet e ndeshjes, e cila do të fillojë në ora 20:45.

Jose Mourinho ka lënë në bankën rezervë Wayne Rooneyn ndërsa te skuadra e Liverpoolit rikthet pas lëndimit edhe Dejan Lovren, i cili mungojë për Kroacinë në sfidën kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.

Liverpool: Karius; Clyne, Matip, Lovren, Milner; Henderson, Can; Coutinho, Firmino, Mane; Sturridge.

Man.Utd: De Gea; Valencia, Bailly, Smalling, Blind; Fellaini, Pogba; Rashford, Herrera, Young; Ibrahimovic. /Telegrafi/