Telegrafi

Formacionet zyrtare: Leicesteri në kërkim të pikëve ndaj Crystal Palace

Leicester City zhvillon një tjetër përballje të rëndësishme për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra që ndodhet e treta në renditje të Ligës Premier ka për kundërshtar ekipin e Crystal Palace në sfidën që zhvillohet në King Power Stadium.

Derisa Palace është larg zonës së rrezikut dhe larg asaj evropiane, Leicesteri ka nevojë për fitore pasi ka vetëm katër pikë më shumë se West Ham Unitedi që synon top-katërshen.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Trajnerët Brendan Rodgers dhe Roy Hodgson do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë ndeshje.

Formacioni startues i Leicester Cityt: Schmeichel; Fofana, Evans, Soyuncu; Thomas, Ndidi, Tielemans, Castagne; Maddison; Iheanacho, Vardy.

Formacioni startues i Crystal Palace: Tatarusanu; Dalot, Gabbia, Kalulu, Romagnoli; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge, Krunic, Meite, Tonali; Leao.

/Telegrafi/