Telegrafi

Formacionet zyrtare, Lazio – Milan

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Lazio është nikoqirë i Milanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 të kampionatit italian, Serie A.

Të dy skuadrat vijnë nga një fitore në ndeshjet  e fundit, por me luhatje shumë të mëdha të formës dhe këtë takim e presin si një pikë kthese.

Trajnerët e të dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me futbollistët që kanë në dispozicion, përveç Carlos Baccas që Vincenzo Montella ka vendosur ta lë në bankë. /Telegrafi/

Lazio: Marchetti; Basta, de Vrij, Hoedt, Radu; Parolo, Biglia, Milinkovic; Felipe Anderson, Immobile, Keita

Milan: Donnarumma; Abate, Gustavo Gomez, Zapata, Vangioni; Pasalic, Locatelli, Poli; Suso, Deulofeu, Ocampos