Lazio dhe Inter do të luajnë sonte në ndeshjen mbyllëse të javës së 10-të në Serie A.
Skuadrat mbajnë pozitat tre dhe katër dhe kjo ndeshje ishte konsideruar derbi i javës.
Lazio në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe një humbje, ndërsa Interi ka pesë fitore.
Të dy trajnerët edhe Simeone Inzaghi dhe Luciano Spalleti, kanë futur në fushë formacionet më të mira të mundshme.
Lazio do të sulmojë me Ciro Immombbilen, i cili do të përkrahet nga Corea dhe Milinkovic Savic.
Në anën tjetër Interit i beson kapitenit të tij Mauro Icardit, i cili do ta ketë përkrahjen e Mateo Politanos dhe Ivan Perisicit.
Befasi është që nga minuta e parë luan Joao Mario.
Nga minuta e parqe do të luajë Thomas Strakosha, ndërsa në bankë do të jetë Valon Berisha. /Telegrafi/
Lazio: Strakosha, Acerbi, Caseres, Correa, Immobile, Felipe, Lulic, Marusic, Milinkovic Savic, Parolo, Radu.
Inter: Handanovic, Vraljko, Miranda, Skrinier, Asamoah, Brozovic, Politano, J.Mario, Perisic, Icardi.
📋 #LazioInter: noi in campo così all'Olimpico! 👇#FORZAINTER ⚫️🔵 #InterIsHere pic.twitter.com/Yuq5j1IBN7
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 29, 2018