Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Lazio dhe Interi zhvillojnë ndeshjen vendimtare për Ligën e Kampionëve

Stadio Olimpico është arena e ndeshjes vendimtare për skuadrën e katërt italiane që do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Juventusi, Napoli dhe Roma janë konfirmuar si pjesëmarrës në garën më të madhe evropiane për edicionin e ardhshëm dhe janë në pritje të kompletimit të ekipit të katërt – nëse do të jenë Biancocelestët apo Nerazzurrët.

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi (Foto: Getty Images)

Lazio është në pozitë më të mirë, pasi është në vend të katërt dhe numëron 72 pikë, tri më shumë se Interi që ndodhet një vend më poshtë.

Prandaj, ekipi nga kryeqyteti italian mund të vazhdojë luajë në Ligën e Kampionëve edhe me një barazim, derisa skuadrës nga Milano i duhet doemos fitorja.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti (Foto: Getty Images)

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti në këtë ndeshje luajnë me formacionet e tyre më të mira që i kanë në dispozicion.

Formacioni zyrtar i Lazios: Strakosha; Luiz Felipe, de Vrij, Radu; Marusic, Murgia, Leiva, Milinkovic, Lulic; Felipe Anderson, Immobile.

Formacioni zyrtar i Interit: Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecino, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.

/Telegrafi/

Exit mobile version