Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Kosova dhe Rumania do të përballen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë, ku nuk mungojnë befasitë tek Kosova.

Nga minuta e parë do të luajnë dyshja Fisnik Asllani dhe Elvis Rexhbeçaj të cilët së fundmi iu bashkuan ‘Dardanëve’ së bashku me Eliot Bujupin i cili është në bankën rezervë.

Foda sulmin ia ka besuar dyshes Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, të cilët do të ndihmohen nga Edon Zhegrova, Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj dhe Milot Rashica.

Në vijën e mbrojtjes tekniku gjerman ka vendosur të luajë me Mërgim Vojvodën, Amir Rrahmanin, Fidan Alitin dhe Leart Paqaradën, ndërsa portën ia ka besuar Arijanet Muricit.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Zhegrova, V.Berisha, Rexhbeçaj, Rashica; Muriqi, Asllani.

Rumania: Nita; Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu; Stanciu, M.Marin, R.Marin; Mihaila, Dragus, Man.

/Telegrafi/

Exit mobile version