Telegrafi

Formacionet zyrtare, Kosovë – Danimarkë: Challandes me disa ndryshime, Eriksen në stol

Kosova dhe Danimarka do t’i masin forcat në një ndeshje miqësore që zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Trajneri Bernard Challandes do të luajë me lojtarët më në formë.

Në portë do të jetë Arijanet Muriç i cili do ta ketë paraqitjen e dytë si titullar i përfaqësueses së Kosovës.

Arijanet Muriqi, Foto: FFK – Facebook

Mbrojta konsiston nga Alit dhe Rrahmani, të përkrahur nga Paqarada dhe Vojvoda.

Në mesfushë gjejnë vend Besar Halimi dhe Bersant Celina, kurse kapiten është Herolind Shala.

Sulmi përbëhet nga Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, ndërkaq Muriqi është në krye të fazës ofensive.

Në stol mbeten Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. I pari për shkak të një dëmtimi që nuk u rikuperua me kohë, e Kololli pritet të inkuadrohet në pjesën e dytë.

Danimarka nga ana tjetër nuk ka vendosur formacionin më të mirë duke lënë superyllin Eriksen në stol.

Formacioni i Kosovës (4-2-3-1): Arijanet Muriçi, Fidan Aliti, Herolind Shala (Kapiten), Milot Rashica, Besar Halimi, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Vedat Muriqi, Leart Paqarada. 

Formacioni i Danimarkës (4-3-1-2): Schmeichel, Ankersen, Christensen, Bruun Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithwaite, Jorgensen, Dalsgaard, Lerager, Hojbjerg. 

 

/Telegrafi/