Përfaqësuesja e Kosovës U21 do ta zhvillojë ndeshjen e pestë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian.
Kundërshtari i radhës i djelmoshave kosovarë do të jetë Izraeli që ka marrë katër pikë pas tri ndeshjeve.
Ndërkohë Kosova ka zhvilluar katër ndeshje dhe ka marrë gjashtë pikë, dy fitore dhe dy humbje.
Trajneri i Kosovës, Rafet Prekazi dhe ai i Izraelit Marko Balbul kanë publikuar formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Bekaj, Mema, Kabashi, Kolgeci, Ismajli, Feka, Hasani, Celina, Broja, Bytyqi, Gashi.
Izraeli: Glazer, Raz Meier, Dasa, Bitton, Plakushchenko, Dan Glazer, Weissman, Nahmias, Nachmias, Barshazky, Kanichowsky. /Telegrafi/