Janë publikuar formacionet zyrtare të Kosovës dhe Irlandës në ndeshjen që 21 vjeçarët e dy vendeve priten ta fillojnë nga ora 19:00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Kryetrajneri Rafet Prekazi ka bërë disa ndryshime në përbërjen startuese nga ndeshjet e kaluara.
Në portë është portieri i Feronikelit, Florian Smakiqi.
Me një rreshtim interesant 3-5-2, Prekazi e kërkon shansin e fundit për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian që do mbahet vitin e ardhshëm në Itali.
Në sulm do të jetë Lirim Kastrati dhe Valmir Sylejmani.
Në anën tjetër Irlanda do të luajë me 4-3-3.
Kosova deri më tani ka tubuar 11 pikë dhe është në vendin e tretë. /Telegrafi/