Përfaqësuesja e Kosovës U-21 është nikoqire e Gjermanisë U-21 në stadiumin “Adem Jashari”.
Ndeshja e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian zhvillohet nga ora 18:45, ndërsa përfaqësuesja jonë nën moshën 21-vjeçare ka për kundërshtar kampionin evropian.
Kosova bën gara në Grupin 5 kualifikues dhe aktualisht pozicionohet në vend të tretë.
Nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani, ka regjistruar tri fitore, një barazim dhe tri humbje, dhe numëron 10 pikë.
Lider i grupit është pikërisht kundërshtari i sotëm (e martë) i Kosovës, Gjermania U-21.
Kjo përfaqësuese deri më tani i ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe i ka fituar pesë prej tyre, ndërsa një e ka humbur.
Gjermania U-21 ka 15 pikë, pesë më shumë se Kosova U-21 dhe Irlanda U-21 që pozicionohet në vend të dytë.
Formacioni zyrtar i Kosova U-21: Visar Bekaj, Arian Kabashi, Ardian Ismajli, Arbenit Xhemajli, Kushtrim Shabani, Ron Boja, Dren Feka, Kamer Krasniqi, Lirim Mema, Valmir Sulejmani, Florent Hasani.
Formacioni zyrtar i Gjermania U-21: Nubel, Henrichs, Anton, Torunarigha, Klostermann, Lowen, Oztunali, Eggestein, Dahoud, Amiri, Teuchert.
/Telegrafi/