Telegrafi

Formacionet zyrtare: Kosova U-21 në kërkim të triumfit ndaj Turqisë U-21

(Foto: ffk-kosova.com)

Sonte (e martë), Kosova U-21 do të zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2021’ kundër Turqisë.

Përfaqësuesja e drejtuar nga përzgjedhësi Rafet Prekazi fitoi ndeshjen e parë në udhëtim te Andorra me rezultat 4-0.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa formacionet e dy skuadrave tashmë janë zyrtarizuar.

Formacioni startues i Kosovës: Smakiqi, Xhemajli, Kastrati, Kolgeci, Hajrizi, Gashi, Abedini, Muja, Kastrati, Daku, Dema.

Formacioni startues i Turqisë: Altay Bayindir, Murat Saglam, Dursun, Turkmen, Muldur, Oktay, Ilker Yuksel, Berkay Ozcan, Kiprit, Dogukan Sinik, Dervisoglu.