Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Kosova në kërkim të fitores ndaj Finlandës

Kosova është nikoqir i Finlandës në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër për ta zhvilluar ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Përfaqësuesja jonë është e fundit në Grupin I me vetëm një pikë, pikërisht nga barazimi me finlandezët.

Ndërsa, Finlanda krahas një barazimi e ka regjistruar edhe një fitore dhe ka katër pikë, ashtu që pozicionohet në vend të pestë në tabelë.

Kosova do të përpiqet që ta regjistrojë fitoren e parë në një garë kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Trajnerët Albert Bunjaku dhe Markku Kanerva i kanë nxjerrë në fushë lojtarët që pritet t’i zbatojnë taktikat e tyre.

Formacioni zyrtar i Kosovës: Ujkani, Alushi, Kryeziu, Rashica, Rrahmani,  Valon Berisha, Vojvoda, Paqarada, Nuhiu, Jashanica, Bernard Berisha.

Formacioni zyrtar i Finlandës: Hrdecky, Arajuuri, Valsanen, Lod, Pukki, Arkivou, Sparv, Lam, Jensen, Hamalaninen, Granlund.

/Telegrafi/

Exit mobile version