Tashmë Albert Bunajku ka vendosur për 11 lojtarët që do të luajnë në përballje me Ishujt Faroe.
Ai ka preferuar formacionin 4-2-3-1. Bunjaku në portë do të startojë me Samir Ujkanin.
Mbrojtja do të përbëhet nga Fanol Përdedaj, Avni Pepa, Bajram Jashanica dhe Leart Paçarada.
Në mesfushë do të luajnë Hekuran Kryeziu e Enis Alushi, shkruan Telegrafi.
Prapa sulmuesi do të luajë Besart Halimi, ndërsa krahëve Bernad Berisha dhe Bersant Celina.
Sulmin do ta udhëheq Albert Bunjaku. /Telegrafi/