Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore në Antalia, ku do të takohet me Gambinë.
Përzgjedhës Bernard Challandes për këtë ndeshje ka zgjedhur të luajë me shumicën e futbollistëve që luajnë në Evropë.
Në portë do të jetë Betim Halimi, që është një debutim për të me fanellën e Kosovës.
Në mbrojtje do të jenë Armend Thaqi, David Domgjoni, Lavdim Hajruallu dhe Destan Bejselmani.
Mesfusha do të përbëhet nga Florian Loshaj, Donat Rrudhani dhe Eroll Zejnullahu. Sulmi i është besuar treshes Mirlind Daku, Jetmir Topalli dhe Liridon Balaj.
Gambia shihet si një kombëtare solide.
Kosova: Halimi, Thaqi, Domgjoni, Hajrullahu, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli, Daku.
/Telegrafi/