Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Kosova – Burkina Faso

Kosovë është përballë një testi tjetër miqësor, ku do të përballet me kombëtaren afrikane Burkina Faso.

Të shtunën djelmoshat kosovarë shënuan fitore me rezultat 1-0 përballë Madagaskarit me golin e vetëm të Edon Zhegrovës.

Për ndeshjen e sotme trajneri Bernard Challandes ka zgjedhur lojtarët më të mirë dhe kërkon rezultat pozitiv.

Në portë do të jetë Samir Ujkani, i cili mbetet edhe kapiten.

Mbrojtja përbëhet nga katër lojtarë me Kolollin, Rrahmanin, Alitin dhe paqaradën.

Kryeziu, Shala dhe Taipi në mesfushë, ndërsa në sulm Zeneli, Zhegrova dhe Nuhiu në sulm.

Bie në sy mungesa e Milot Rashicës në formacionin bazë për ndeshjen e dytë me radhë.


Formacioni i Kosovës: Ujkani, Aliti, Kololli, Paqarada, Rrahmani, Shala, Kryeziu, Taipi, Zhegrova, Zeneli, Nuhiu.

Formacioni i Burkina Faso: Floffi, Tabo, Isouf, Bakary, Colibaly. Kabore, Jabi, Jonathan, Traore, Diwara, Nakoulma.

Exit mobile version